image Çfarë nënkupton falja e 30 të burgosurve politikë nga Presidenti Lukashenko?

Botë

Çfarë nënkupton falja e 30 të burgosurve politikë nga Presidenti Lukashenko?

news image

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, njoftoi të mërkurën se do të falë edhe 30 burgosur të tjerë politikë, duke u bërë kështu rasti i tretë i lirimit të të burgosurve politikë në tre muajt e fundit.

Emrat e atyre që do të lirohen nuk janë bërë publik, por e burgosura politike më e njohur, figura opozitare Maria Kalesnikava nuk pritet të jetë mes tyre.

Ajo së bashku me dy gratë e tjera, Sviatlana Tsikhanouskaya dhe Veronika Tsepkalo, drejtuan një fushatë të përbashkët për ndryshim kundër Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Pavarësisht kësaj, e motra e Kalesnikava, Tanya Khomich shpreson se këto raste të faljeve janë një mesazh për botën se Lukashenko mund të jetë i gatshëm që të bjerë dakord për lirimin e të burgosurve të tjerë politikë në këmbim të disa lëshimeve.

/GazetaSinjali/