image Çfarë ndodhi sonte në tubimin e VV-së në Skënderaj, flasin nga partia e Albin Kurtit

Kosovë

Çfarë ndodhi sonte në tubimin e VV-së në Skënderaj, flasin nga partia e Albin Kurtit

news image

Gazeta Sinjali të hënën raportoi se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkuar për fushatë në Skënderaj. Mirëpo, tubimi në këtë komunë nuk është mirëpritur nga disa qytetarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti atje është parë edhe nën mbrojtjen e Njësisë Speciale të Kosovës.

Por, në disa video të publikuara në rrjete sociale, dëgjohen disa qytetarë teksa brohorasin “UÇK, UÇK”, “Shpiunat, Shpiunat”.

Lidhur me këtë, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me kandidatin për deputet të Vetëvendosjes nga Komuna e Drenasit, Enver Dugolli.

Dugolli i cili po e shoqëronte Kurtin në Skënderaj ka thënë se tentimi i disa njerëzve për të penguar aktivitetet e VV-së, nuk janë “Drenica e vërtetë”.

Askush nuk ka arritë të ndërpresë takimet tona. VV dhe Albin Kurti po pritet si asnjëherë më parë. Zërat e dëshpërimit të disave në Skënderaj të cilët organizojnë ca njerëz për të penguar aktivitetet tona, nuk janë Drenica e vërtetë. Qytetari i Drenicës është ngopur me ta, prandaj e pret dhe mirëpret VV-në dhe Albinin. Ne ende jemi në aktivitete nëpër fshatra të Skënderajt“, ka thënë Dugolli për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/