image Çfarë ndodh nëse bëni më shumë seks sesa që mund ta përballojë trupi juaj?

Këshilla

Çfarë ndodh nëse bëni më shumë seks sesa që mund ta përballojë trupi juaj?

news image

Definicioni i jetës së mirë seksuale është i ndryshëm për çdo person – përderisa disa njerëz janë në rregull nëse bëjnë seks më rrallë, disa tjerë preferojnë të bëjnë seks disa herë në ditë.
Por, prapëseprapë mund të jeni duke u brengosur nëse është e mundshme të bëni shumë seks. Qoftë nëse jeni në fazën fillestare ku keni filluar të bëni seks me një partner të ri, në pushime me burrin apo thjesht ju pëlqen të bëni shumë seks, atëherë a keni menduar se çfarë ndodh nëse bëni shumë seks dhe si ndikon kjo në trupin dhe mendjen tuaj.

Lajmi i mirë është se përderisa të dy jeni të lumtur dhe komod, nuk ekziston diçka e tillë si seksi i tepërt.

“Nuk ka ndonjë limit të asaj se sa shumë seks mund të bëni, por ka çështje fizike të cilat mund t’ju bëjnë të mos ndiheni aq komod pas disa ditëve”, ka shkruar Diana Bitner.

Pavarësisht se mund të bëni seks sado shumë që dëshironi, ka disa shenja të cilat tregojnë se trupi është ngopur me seks.

Shenja e parë e tillë është tharja vagjinale. Nëse po ndiheni e tharë aty poshtë, atëherë kjo është për shkak se trupi ka përjetuar kontakt të stërzgjatur apo penetrim, dhe kjo mund të shkaktojë probleme të ndryshme.

Nëse gjithashtu ndjeni dhimbje si shkas i seksit të tepruar, kjo është shenjë nga trupi që kërkon pauzë.

Seksi i tepërt mund të shkaktojë edhe acarim dhe skuqje të lëkurës në pjesën e jashtme rreth vulvës.

Një tjetër efekt anësor i seksit të tepërt është edhe rritja e rrezikut të infeksioneve vagjinale dhe fshikzës së urinës.

Ekspertët rekomandojnë ta përdorni gjithmonë tualetin para dhe pas seksit në mënyrë që ta mbani vagjinën të shëndetshme.

Vlen të ceket se edhe për meshkujt seksi i tepërt mund të jetë problematik, ku mund të ndjejnë dhimbje, acarim dhe tharje në penis.

/GazetaSinjali/