image Çfarë moti do të kemi sot dhe ditëve në vijim?

Parashikimi/ Çfarë moti do të kemi sot dhe ditëve në vijim?

news image

Të enjten në mëngjes priten reshje të dobëta shiu dhe bore. Nga e premtja butë dhe intervale më të gjata me diell.

Datat:

30.01 – Në mëngjes ftohtë, vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore. Ditën kryesisht kthjellët dhe me diell.

31.01 – Në mëngjes ngrica dhe ftohtë. Ditën më butë, me vranësira dhe intervale me diell.

1.02-2.02 – Të shtunën butë dhe kryesisht me diell. Ditën e diel vranësira dhe intervale me diell. Paradite mundësi për reshje lokale shiu.

3.02 – Kryesisht me vranësira dhe butë. Mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri +3C, e maksimalet nga 7C deri në 12C.

Do të fryjë erë e ndryshueshme e lehtë dhe mesatare 2-10m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale. /Gazeta Sinjali/