image Çfarë moti do të kemi në fundjavë?

Çfarë moti do të kemi në fundjavë?

news image

Për shkak të qarkullimit të mjaftueshëm ajror në fundjavë cilësia e ajrit do të shënojë përmirësim dhe do të luhatet në vlera të mira dhe mesatare.

Datat:

14.03 – Më ftohtë, kryesisht me vransira. Në mbrëmje priten reshje shiu, që gjatë natës mund të përzien edhe me borë. Në vise kodrinoro-malore borë.

15.03 – Kryesisht vranët dhe ftohtë. Kohëpaskohe me rehsje të dobëta shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut do të shndërrohen në borë.

16.03 – Në mëngjes ngrica, vransirat do të shpërndahen. Ditën kryesisht me diell.

17.03-18.03 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, ditën më butë.

Temperaturat minimale do të do të zbresin nga 5C deri në -1C, në fillim të javës së ardhshme. Maksimalet në fundjavë do të zbresin deri në 6C, nga e hëna me rritje graduale në 9C deri 13C.

Era do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, e nga dita e hënë do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale. /Gazeta Sinjali/