image Çfarë duhet të dini nga dita e martë rreth konfliktit në Ukrainë

Botë

Çfarë duhet të dini nga dita e martë rreth konfliktit në Ukrainë

news image

Sapo ka ikur mesdita në Kiev, ku temperaturat e akullta kanë shtuar shqetësimet e ukrainasve përderisa qyteti përgatitet për një sulm të madh rus.

Ja çfarë duhet të dini…

Karvani rus i afrohet Kievit: Imazhet e reja satelitore tregojnë se një kolonë masive ushtarake ruse e cila ka arritur në periferi të kryeqytetit të Ukrainës. Banorët po përgatiten për një sulm të intensifikuar në qytet.

Kharkiv nën sulm: Forcat ruse kanë bombarduar me raketa qytetin e dytë më të madh të Ukrainës dhe një shpërthim i madh bëri që një ndërtesë qeveritare të shndërrohej në rrënoja. Disa njerëz u vranë, thanë shërbimet e urgjencës ukrainase.

Frika për rezistencën ukrainase: Zyrtarët amerikanë u thanë ligjvënësve në konferenca të klasifikuara të hënën se një valë e dytë e trupave ruse ka të ngjarë të konsolidojë pozicionet e vendit brenda Ukrainës dhe me një numër të madh mund të jetë në gjendje të kapërcejë rezistencën ukrainase, sipas dy personave të njohur me konferencat.

Rusia e akuzuar për krime lufte: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për krime lufte për bombardimin e qytetit të Kharkiv. Ai tha se në pesë ditë, 56 sulme me raketa dhe 113 raketa lundrimi u lëshuan në Ukrainë nga forcat ruse. Të hënën, ai tha se forcat ruse “qëlluan brutalisht mbi Kharkiv nga artileria reaktiv. Ishte padyshim një krim lufte”.

Rusia pohon se nuk po synon infrastrukturën civile në Ukrainë dhe se nuk ka dëshmi të vdekjeve civile të shkaktuara nga ushtria ruse.

Pasiguri rreth bisedimeve: Zelensky tha se ai po analizon rezultatet e bisedimeve të së hënës midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në kufirin me Bjellorusinë, të cilat zgjatën pesë orë. Zelensky tha: “Mund të ketë negociata të drejta nëse njëra palë nuk godet palën tjetër me artileri raketore në kohën e negociatave”.

Ekonomia e Rusisë lëkundet: Bursa e Moskës do të qëndrojë e mbyllur të martën pas rënies së vlerës së rublës. Sanksionet perëndimore kanë gjymtuar ekonominë ruse dhe në banka janë krijuar radhë të gjata ndërsa njerëzit përpiqen me dëshpërim të kenë akses në paratë e tyre.

/GazetaSinjali/