image Çfarë do të ndodhë sot në vendin tonë?

Kosovë

Kosovë/ Çfarë do të ndodhë sot në vendin tonë?

news image

Bëhet prezantimi për strategjinë për Armë të vogla dhe të lehta (AVL). (Ministria e Punëve të Brendshme, ora 09:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të dytë të Panairit të Edukimit “Studioni në Francë”. (Biblioteka “Pjetër Bogdani”, ora 09:00)

Instituti për Politikë Zhvillimi (INDEP) në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara të Kosovës (UNKT) organizojnë konferencën me temën “Ndotja e ajrit në Kosovë dhe perspektiva e Agjendës 2030”. (Kino “Armata”, ora 10:00)

Publikohet raporti “Analiza Gjinore e Programit Kombëtar për Implementimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim Asociimin 2017-2021 dhe 2018-2022”. (Zyrat e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, ora 10:00)  

Mbahet ceremonia e fillimit të projektit “Forcimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Hapet edicioni i katërt i Festivalit të Gjelbër. (Salla “1 Tetori”, ora 11:00)

Qendra Burimore për Personat e Zhdukur organizon takimin mujor të përbashkët me familjarët e personave të zhdukur. (Hotel “Garden”, ora 11:00)

Promovohet libri “Resurset Malore te Deçanit dhe Turizmi” monografi e Adem Lushajt. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

Përfundon prezantimi “Ekrane përballë”. (Fakulteti i Arteve të UP-së, ora 15:00)

Save Children shënon 100 vjetorin e themelimit. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 18:45)./Gazeta Sinjali/