image Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosovë

Aktualitet/ Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

news image

Më poshtë gjeni ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme:

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, C-203, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën e kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani për mandatin e deputetit Etem Arifi dhe shqyrtimin e kërkesës së deputetit Behgjet Pacolli për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit si dhe pengimit në kryerjen e detyrave kushtetuese. (Kuvendi i Ksoovës, N-303, ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me drejtorin e SHSKUK, Basri Sejdiu, drejtorin e IKSHP-së Naser Ramadani, menaxherin e Qendrës së Karantinës Valdet Hashani dhe menaxherin e Qendrës Operative Pashk Buzhala. (Kuvendi i Kosovës, C-203, ora 13:00)./Gazeta Sinjali/