Në ditën botërore të binjakëve bëhet parakalimi i prindërve me fëmijët e tyre binjak, trinjak apo me shumë. (Sheshi “Zahir Pajazitit, Prishtinë, ora 11:00)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj viziton Gjilanin. (Teatri i qytetit, Gjilan, ora 17:30)
Mbahen homazhe dhe përkujtohen dëshmorët Ramush Shala, Ilmi Shala dhe Musa Shala. (Fshati Dubovik, Deçan, ora 11:00)
Në kuadër të programit special mbi edukimin mediatik E vërtetë apo e Rremë: e Vërteta në Film, Misioni i OSBE-së në Kosovë shfaq filmi dokumentar “Çka është Demokracia?“. (Dokukino, Prizren, ora 14:00)
Tubim përkujtimor kushtuar 21 vjetorit të Betejës së Markalleshëve dhe dëshmorëve Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi. (Fshati Vraniq, Komuna e Gjakovës, ora 13:00)
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te lapidari dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor për dëshmorët Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behluli. (Shkolla e fshatit Dobërqan , Gjilan, ora 16:00)
Misioni i OSBE-së do të organizojë diskutim me temë “Mediat në Demokraci” që do të fokusohet në keqinformimin, lajmet e rreme dhe propagandën si sfida për demokracinë në epokën digjitale. (Hamamin e Qytetit, Prizren, ora 17:00)