image Çfarë do të ndodhë me foshnjën me dy gjini? Tregon mjeku

Kosovë

QKUK/ Çfarë do të ndodhë me foshnjën me dy gjini? Tregon mjeku

news image

Shumë specialistë janë mbledhur në Klinikën e Neonatologjisë. Në këtë klinikë dje është sjellur një foshnje që lindi në Klinikën e Gjinekologjisë me një sindrom të rrallë që mundëson ndryshimet në organet gjenitale.

Për këtë lindje të pazakontë, në një konferencë për media kanë folur nga QKUK-ja. Drejtori i kësaj klinike, Xhevdet Gojnovci, ka thënë se ky nuk është rasti i parë me këtë sindrom, pasi edhe një foshnje tjetër këtë vit është diagnostifikuar njëlloj.

Foshnja e lindur para kohe dje është duke u trajtuar nga shumë specialistë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Sinjali.

“Një foshnje ka lindur para kohe me peshë 995 gram. Është pranuar në Klinikën e Neonatologjisë. Është duke u trajtuar si sindroma hiperblazike e gjendrës mbiveshkore. Rasti është duke u trajtuar nga specialistët nga Radiologjia, Klinika e fëmijëve si dhe nga specialistë nga gjenetika dhe pediatria. Ky është rasti i dytë për këtë vit me këtë sindrom e cila i jep simptomë ndryshimeve të organeve gjenitale”, ka thënë Gojnovci.

Më tej, doktori ka treguar se si mund të shërohet nga ky sindrom foshnja e sapolindur.

“Në qoftë se vërtetohet sindroma, me terapi gjithçka shkon mirë. Foshnja është në ventilim mekanik sepse mushkëritë janë të papjekura. Është duke u trajtuar në intenzivë. Literatura njeh raste te tilla. Duhet të bëhen edhe te nëna hormonet dhe mund te ekzaminohet. Nëse vërtetohet me terapi, shkon mire, shërohet”, ka thënë ai.

Foshnja e lindur dje, ka ardhur në jetë para kohe, ndërkaq lindja e saj u bë lajm për shkak të sindromit të rrallë me të cilin ka bebja. /Sinjali