image Çështja e liberalizimit të vizave ngjall reagime, shkruan edhe Beyer: Liberalizim të vizave tani

Politikë

Çështja e liberalizimit të vizave ngjall reagime, shkruan edhe Beyer: Liberalizim të vizave tani

news image

Pas reagimit të diplomatit gjerman, Wolfgang Ischinger, për liberalizimin e vizave sa më parë të kosovarëve, ka reaguar edhe Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Peter Beyer.

Beyer, ka përkrahur postimin e Ischinger, duke theksuar se ai ka plotësisht të drejtë dhe se liberalizimi i vizave për kosovarët duhet të ndodhë menjëherë.

“Shumë e vërtetë! Populli i Kosovës meriton të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të besueshme. Ischinger ka absolutisht të drejtë. Nuk ka më justifikime të urryera. Liberalizimi i vizave tani!”, ka shkruar Beyer në Twitter.

Ndërkaq në postimin e Ischingerit ka reaguar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila tha se fajin kryesor e bartë presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Shumë mirë. Mos harroni ta adresoni këtë mesazh tek Emmanuel Macron”, ka shkruar Cramon./ Gazeta Sinjali/