Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti. Në këtë votim, ”për” kanë votuar 9 anëtarë, ndërsa dy të tjerë ishin kundër.
Kundër certifikimit kanë qenë anëtarët nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
Rezultati zgjedhor:
Lëvizja Vetëvendosje: 42.30%
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 20.90%
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 18.27%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA: 7.06%
Lista Serbe: 4.26%.