image Çerkini: Politikanët nuk do t’i pranojmë as në fshatra, duan vetëm vota

Kosovë

Çerkini: Politikanët nuk do t’i pranojmë as në fshatra, duan vetëm vota

news image

Bajram Çerkini dhe Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, kanë vendosur që gjatë kohës së zgjedhjeve të mos pranojnë asnjë takim me politikanët kosovarë.  Arsyetimi që ai ka dhënë se vizitat bëhen vetëm për t’ua kërkuar votën.

Për RTK-në ai ka thënë se politikanët nuk do t’i pranojnë as në fshatra.

 “Ne nuk do të kemi takime me politikanë, kemi ardhur në përfundim që as nëpër fshatra të mos i pranojmë, sepse në këtë kohë veç vota do të kërkojnë”, deklaroi Çerkini.

Ai tha se ka pas rast kur një zyrtarë i lartë i një partie ka ofruar ndihma të ndryshme materiale, në favor të votave, por Çerkini tha se e kanë përzënë nga zyra dhe kurrë më nuk kanë pranuar takim me të.

“Këta të politikës dhe karriges ishin shumë të rrezikshëm, ka pas rast kur kanë ardhur enkas për të kërkua votë, por ua kemi bërë të qartë se nuk do të pranojnë të luhet me këtë çështje”, tha Çerkini.