Vetëm një javë përpara finales së madhe, “Ferma Vip 2” po shkon drejt përfundimit të një edicioni të suksesshëm, me emocione të forta dhe përballje të ashpra mes konkurrentëve.
Më 20 qershor, spektakli do të mbyllë dyert, por deri atëherë, çdo vendim dhe çdo veprim brenda fermës mund të ndryshojë rrjedhën e lojës.
Prime i kësaj të premteje pritet të sjellë një mbrëmje të mbushur me emocione, sfida intensive dhe tensione të larta, ndërsa publiku do të vendosë për finalistin e tretë mes Big Bastës dhe Anduelit.
Rivaliteti mes konkurrentëve është bërë gjithnjë e më i fortë, me miqësi të krijuara, aleanca të lëkundura dhe përballje të drejtpërdrejta që po mbajnë publikun të ngjitur pas ekranit.
Në këtë fazë të avancuar të lojës, çdo fermer është bërë qendër diskutimi, brenda dhe jashtë fermës. Publiku ka në dorë fatin e lojtarëve, ndaj organizatorët bëjnë thirrje që askush të mos harrojë të votojë të preferuarin e tij.
Çdo gjë mund të ndryshojë në një çast…
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!