image Çerdhet dhe kopshtet në Gjakovë nuk do të hapen, kjo është arsyeja

Kosovë

Çerdhet dhe kopshtet në Gjakovë nuk do të hapen, kjo është arsyeja

news image

Çerdhet dhe kopshtet në Gjakovë nuk do të hapen, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, në një konferencë për media. Ai tha se çerdhet nuk do të hapen derisa të testohen edukatoret dhe personeli.

“Çerdhet në Gjakove nuk do të hapen derisa të testohen edukatoret edhe personali. Do të ndodhë shumë shpejt, nuk po flasim për javë, por për ditë, pasi mundësia e rritjes së rasteve është e madhe”, tha Gjini.

Vetëm sot në Gjakovë u konfirmuan 8 raste të reja me koronavirus./Gazeta Sinjali/