image CEO i TikTok: Mbyllja e aplikacionit do të rrezikonte qindra vende pune dhe biznese të vogla

Teknologji

CEO i TikTok: Mbyllja e aplikacionit do të rrezikonte qindra vende pune dhe biznese të vogla

news image

Drejtori i Përgjithshëm i TikTok, Shou Zi Chew, ka paralajmëruar se mbyllja e aplikacionit do të mbyllte mijëra biznese të vogla dhe do t’i jepte fuqi gjigandëve të tjera të rrjeteve sociale.

Chew eklaroi se kompania do të bëjë çmos për të parandaluar mbylljen e tik tok.

“Nëse kalon legjislacioni, do u japë më shumë fuqi drejtuesve dhe kompanive të tjera të rrjeteve sociale. Do të nxirrte po ashtu miliarda dollarë nga xhepat e krijuesve dhe bizneseve të vogla.

Do të rrezikonte pushimin nga puna të më shumë se 300 mijë punonjësve amerikanë”, tha Shou Zi Chew, drejtor i përgjithsëm i TikTok.

/GazetaSinjali/