image Censurimi i përmbajtjeve të lidhura me Covid, Zuckerberg flet për “presionin” nga administrata Biden

Teknologji

Censurimi i përmbajtjeve të lidhura me Covid, Zuckerberg flet për “presionin” nga administrata Biden

news image

Mark Zuckerberg, CEO i kompanisë së mediave sociale Meta, tha në një letër drejtuar Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve se ekipet e tij ishin në “presion” nga Shtëpia e Bardhë dhe administrata e Biden për të censuruar disa përmbajtje rreth pandemisë Covid-19.

“Në vitin 2021, zyrtarë të lartë të administratës së Bidenit, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, u bënë vazhdimisht presion ekipeve tona për muaj të tërë për të censuruar disa përmbajtje të COVID-19, duke përfshirë humorin dhe satirën, dhe shprehën shumë zhgënjim kur nuk ramë dakord. Siç u thashë ekipeve tona në atë kohë, ndiej fuqimisht se nuk duhet të komprometojmë standardet tona të përmbajtjes për shkak të presionit nga çdo administratë”, tha Zuckerberg.

Presidenti Biden tha në korrik të vitit 2021 se platformat e mediave sociale po “vrasin njerëz” me dezinformata rreth pandemisë. Zuckerberg në letër tha gjithashtu se FBI paralajmëroi kompaninë e tij për dezinformimin e mundshëm rus rreth Hunter Biden dhe firmës ukrainase Burisma që ndikuan në zgjedhjet e 2020.

/GazetaSinjali/