image Celine Dion tregon se si po e menaxhon sindromën ‘Njeriu i ngurtë’

Bota e Yjeve

Celine Dion tregon se si po e menaxhon sindromën ‘Njeriu i ngurtë’

news image

Këngëtarja e hitit “My Heart Will Go On”, Celine Dion ka treguar se si po e menaxhon sëmundjen me të cilën është diagnostikuar që nga viti 2022.

Ajo ka vendosur të qëndrojë pozitive, dhe siç shpjegoi 56-vjeçarja, ka zgjedhur të punojë me gjithë trupin dhe shpirtin, nga koka te këmbët, për t’u siguruar të jetë në më të mirën e saj.

Gjithashtu, shtoi se qëllimi aktual është të shohë sërish Kullën Eiffel.

“Nuk e kam mundur sëmundjen. Është brenda meje dhe do të jetë gjithmonë. Shpresoj të gjejmë një mënyrë për ta kuruar, por duhet të mësoj të jetoj me të”, u shpreh Celine Dion.

Ndryshe, sindroma ‘Njeriu i ngurtë’ ose ndryshe ‘St-Person’, është një sëmundje neurologjike që ngurtëson lëvizjet e gjymtyrëve. Disa pacientë mund të përfundojnë deri në paralizë pasi muskujt ngurtësohen dhe ecja vështirësohet.

/GazetaSinjali/