image Çeku takohet me Nurën, ja çka biseduan

Politikë

Çeku takohet me Nurën, ja çka biseduan

news image

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka takuar sot kryetarin e komunës së Skenderaj, Fadil Nurën.

Ata kanë diskutuar për projekte të shumta në infrastrukturën fizike në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë kulturore.

“Filluam me Palestrën e Sportit e cila ka nevojë për rekuizita sportive dhe për pajisje tjera të domosdoshme për shfrytëzim nga ana e sportistëve si për ushtrime por edhe për gara. U pajtuam që t’i caktojnë fillimisht ato që janë me prioritet dhe të vazhdohet me kërkesë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të ministrit Çeku:

Po sigurohemi që çdo komunë të ofrojë më të mirën për qytetarët sa i përket infrastrukturës fizike në kulturë, rini, sport dhe trashëgimi kulturore. Me shumë gatishmëri që t’i përmbyllim projektet aktuale, e të fillojmë me të reja aty ku ka mungesë.

Në takimin me kryetarin e Skenderajit, Fadil Nura, diskutuam për projekte të shumta.

Filluam me Palestrën e Sportit e cila ka nevojë për rekuizita sportive dhe për pajisje tjera të domosdoshme për shfrytëzim nga ana e sportistëve si për ushtrime por edhe për gara. U pajtuam që t’i caktojnë fillimisht ato që janë me prioritet dhe të vazhdohet me kërkesë.

Një projekt tjetër i rëndësisë së lartë është renovimi i sallës së sportit në shkollën “Hamëz Jashari” në Skenderaj për ta funksionalizuar si palestër të gjimnastikës. Në një grup të përbashkët mes Ministrisë së Kulturës, Federatës së Gjimnastikës dhe Komunës së Skenderajit do të flitet për detajet tjera dhe të vazhdohet sa më parë me investimin që do t’i shërbejë sportistëve dhe të rinjve tanë.

Pjesë e diskutimit ishin edhe projekti i renovimit të kulmit të Shtëpisë së Kulturës i cili ka përfunduar, tash, si dhe Kulla e Shaban Manxhollit në Mikushnicë, që është projekt në zbatim i Ministrisë së Kulturës.

Gjithashtu e njoftova që vitin e ardhshëm pritet të fillojë konservimi dhe rijetësimi i xhamisë së djegur “Mulla Ilaz Broja” në fshatin Burojë.

Folëm poashtu për ndërtimin e një Qendre Multifunksionale rinore, kulturore dhe edukative e cila do të jetë në shërbim të të rinjve të Skenderajit. U pajtuam të vazhdohet me propozim të alternativave për lokacion, ku komuna u zotua për hartim të detajtur të projektit.

Gjatë këtij takimi theksova rëndësinë që tash e tutje kur të fillohet me projekte të reja të bëhen planifikimet mirë deri tek buxhetimi, në mënyrë që projektet të zbatohen si duhet dhe të mos kemi ngecje.

/GazetaSinjali/