image Çeku e mohoi, Zemaj publikon dokumentin ku këshilltari i ministrit paguhet mbi 5 mijë euro në muaj

Politikë

Çeku e mohoi, Zemaj publikon dokumentin ku këshilltari i ministrit paguhet mbi 5 mijë euro në muaj

news image

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka publikuar një dokument në bazë të së cilit pretendon se ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku paguan këshilltarin e tij më shumë se 5 mijë euro në muaj.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përfituesi i kësaj shume në muaj, ka ndryshuar edhe CV-në, pasi thuhet të ketë qenë pjesë e një OJQ-je, që po ashtu ka përfituar 20 mijë euro nga MKRS.

“Ministri Çeku e quajti “ gënjeshtër “ kontraten e “super” ekspertit të Ministrisë që po paguhet 5,560 euro në muaj. Mashtruesi i cili e ka larguar nga CV-n e tij që ishtë pjesë e OJQ-së EC Ma Ndryshe që poashtu ka marrë 20.000 euro nga MKRS. Çka duhet me ju thanë ktyre?“, shkroi Zemaj.

Postimi i plotë:

image 37

/GazetaSinjali/