image CDU: Gjermania rrezikon të themelojë një parti islamike dhe të futet në Bundestag

Evropë

CDU: Gjermania rrezikon të themelojë një parti islamike dhe të futet në Bundestag

news image

Unioni Demokristian i Gjermanisë (CDU) ka paralajmëruar se vendi është në rrezik të krijimit të një partie islamike, e cila mund të hyjë në Bundestag.

Alexander Trom nga CDU theksoi se dhënia e shtetësisë për disa milionë të huaj do të çonte në një strukturë të madhe demografike dhe votuese, e cila do të kishte pasoja politike.

“Duhet të kuptojmë se së shpejti përfaqësuesi gjerman i presidentit të AKP-së turke Rexhep Tajip Erdogan do të ulet në Bundestag”, shtoi ai.

Ai përkujtoi se në të kaluarën tashmë kishte aspirata për të krijuar një lloj dege të partisë turke, por ishte e pamundur për shkak të numrit të vogël të qytetarëve gjermanë që mbështesnin një parti të tillë.

Sipas tij, potenciali për votim për një parti islamike në Gjermani është rritur.

“Me dy milionë e gjysmë vota, një parti e tillë mund të tejkalojë pragun e kërkuar prej pesë për qind të votave”, shpjegon eksperti i hulumtimit të opinionit publik Herman Blinkert.

Rreth 5.5 milionë myslimanë jetojnë aktualisht në Gjermani.

/GazetaSinjali/