image Cavani largohet nga Man United në qershor si lojtar i lirë, destinacion ka La Ligan

Futboll

Cavani largohet nga Man United në qershor si lojtar i lirë, destinacion ka La Ligan

news image

Edinson Cavani pritet të largohet gjatë verës nga Manchester United, raporton Sinjali Sport.

Sulmuesit uruguaian në qershor i skadon kontrata me Djajtë e Kuq dhe nuk mendon ta rinovojë kontratën me anglezët.

Veterani latin duket se prioritet e ka La Ligan, sipas Fabrizio Romanos, por Cavani pritet ta konfirmojë të ardhmen në muajt në vazhdim.

34 vjeçari në Old Trafford u transferua në vitin 2020, ku deri tash është paraqitur në 38 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 12 gola.

Ai më parë ka luajtur për PSG, duke u larguar si legjendë e klubit si golashënuesi më i mirë në histori me 138 gola në 200 ndeshje.

Cavani ka luajtur edhe në Serie, ku për gjashtë vite ka luajtur nga tri vite në Palermo dhe Napoli duke shkëlqyer edhe atje.

/Gazeta Sinjali Sporti/