image Cavani humb durimin, dëshiron largimin nga Man United

Futboll

Cavani humb durimin, dëshiron largimin nga Man United

news image

Edinson Cavani është e qartë se nuk është i lumtur te Manchester United, shkaku i minutazhës së vogël dhe do e konsiderojë largimin në afatin kalimtar të janarit.

Ideja e sulmuesit është të provojë fatin në La Liga, garë që gjithmonë i ka pëlqyer dhe shpesh herë ka qenë i lidhur.

Atletico ishte një hap larg për ta transferuar, ku do bashkëpunonte me Suarez, por rikthimi i Griezmann hedh poshtë transferimin e uruguaianit.

Barcelona në të njëjtën kohë kërkon sulmues, por shkaku i gjendjes financiare nuk mund ta realizojë.

Ndërkohë, Sevilla dhe Real Madrid mbesin dy opsionet për futbollistin.

Sevilla pritet të bëjë një ofertë për sulmuesin, mirëpo United ndoshta nuk do e lejojë të largohet.

Ndërkohë, Real Madrid ka prioritete të tjera, ngase duan largimin e Jovic dhe Marianos që pastaj të gjejnë një sulmues që të lejojë Benzeman të pushojë.

Synimi i Cavanit mbetet të largohet sa më parë të jetë e mundur. /Gazeta Sinjali Sporti/