image Cavani e Varane rikthehen në stërvitje te Man United - Sinjali

Cavani e Varane rikthehen në stërvitje te Man United

news image

Dyshja Edinson Cavani dhe Raphael Varane mund të bëjnë paraqitjet e para nën urdhrat e Ralf Rangnick, pasi janë përfshirë në skuadrën që do përballet me Newcastle United.

Man United ka qenë pa Cavanin që nga fillimi i nëntorit, por sulmuesi u rikthye në stërvitje këtë muaj, derisa ka arritur të shërohet nga lëndimi.

“Djajtë e Kuq” gëzohen për rikthimin e uruguaianit, që tani duhet të garojë me Cristiano Ronaldon, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho për një vend në formacionin e Unitedit kundër Crystal Palace.

Cavani është fotografuar derisa arrin në aeroportin e Mançesterit këtë mbrëmje, me skuadrën që përgatiteshin për udhëtim.

Varane, që gjithashtu është fotografuar duke arritur në aeroport dhe ndoshta do zhvillojë ndonjë minutë që nga barazimi me Atalantan 2 – 2.

Rangnick ndoshta do e lejojë të jetë titullar edhe pse skuadra angleze edhe pa francezin ka mbajtur dy herë portën e paprekur në Premierligë.

Man United nuk ka zhvilluar dy ndeshjet e fundit në kampionatin anglez, shkaku i ‘shpërthimit’ të COVID-19 në skuadër. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin