Çifti më i ri i showbizit shqiptar, Lotina dhe Mozzik, duket se janë të pandashëm dhe po e jetojnë lidhjen e tyre në mënyrën më të bukur.
Edhe pse të dy janë të angazhuar me projekte dhe aktivitete muzikore, nuk mungojnë momentet kur i lënë pas obligimet për të kaluar kohë me njëri-tjetrin.
Së fundmi, dyshja janë parë duke shijuar disa çaste relaksi në një pishinë, ku kanë rënë në sy për afërsinë e tyre.
Në disa pamje të shpërndara në rrjete sociale, Lotina dhe Mozzik shihen të përqafuar dhe të buzëqeshur, duke treguar se romanca mes tyre po lulëzon.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!