image Casemiro: Mentaliteti ynë, pika më e fortë

Futboll

Casemiro: Mentaliteti ynë, pika më e fortë

news image

Casemiro, i cili shënoi golin e barazimit 1:1 të Brazilit ndaj Japonisë, ka thënë se pika më e fortë e ekipit është mentaliteti.

Ai ka vlerësuar paraqitjen e Endricut dhe Martinellit, të cilët u inkuadruan si zëvendësues në fushë ndaj Japonisë.

“Pika më e fortë e ekipit ishte mentaliteti ynë. Ne vazhduam të ushtronim presion në lojën tonë sulmuese. Në një Kupë Bote, është thelbësore të vlerësohen lojtarët që vijnë nga stoli.

Endrick hyri dhe luajti shumë mirë sot, Martinelli është një tjetër lojtar i shkëlqyer, dhe Rayan e ka zëvendësuar Raphinhan shumë mirë. Ky është fryma, dhe kjo është skuadra për të fituar Kupën e Botës”, ka thënë Casemiro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/