image Carl Bildt: Pas dekadash pritjeje, Mali i Zi po i afrohet Bashkimit Evropian

Rajon

Carl Bildt: Pas dekadash pritjeje, Mali i Zi po i afrohet Bashkimit Evropian

news image

Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka vlerësuar se procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ka ecur me ritme shumë të ngadalta, por ka shprehur optimizëm për përparimin e Malit të Zi.

Pas samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tivat, Bildt tha se pas më shumë se tri dekadash nga momenti kur Bashkimi Evropian hapi perspektivën e anëtarësimit për vendet e rajonit, ende nuk është arritur progresi i pritur.

“Ishin jo më pak se 33 vjet më parë kur BE hapi për herë të parë perspektivën e anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor. Procesi ka qenë shumë i ngadaltë, për ta thënë butë”, u shpreh ai.

Megjithatë, diplomati suedez theksoi se samiti i zhvilluar në Tivat solli një sinjal pozitiv për të ardhmen e rajonit, duke veçuar veçanërisht Malin e Zi si vendin më pranë anëtarësimit në union.

Sipas tij, ekziston një mundësi reale që Mali i Zi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të bllokut evropian në Ballkanin Perëndimor.

Deklaratat e Bildt vijnë në një kohë kur liderët evropianë po riafirmojnë mbështetjen për integrimin e rajonit, ndërsa u kërkojnë vendeve kandidate të përshpejtojnë reformat dhe harmonizimin me standardet e BE-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/