image Kante nuk e ka ndërmend largimin nga Chelsea

Futboll

Kante nuk e ka ndërmend largimin nga Chelsea

news image

Mesfushori francez, Ngolo Kante nuk po e mendon largimin nga Chelsea, përkundër interesimit të vazhdueshëm nga Interi.

Kante po kalon në një formë fenomenale këtë sezonë dhe duket që lëndimet e sezonës së kaluar i ka lënë mbrapa, shkruan Sinjali Sportiv.

Ai është shumë i lumtur tek Chelsea dhe i lumtur me të është edhe trajneri i tij, Frank Lampard.

Unë kam shumë besim në të, ai është super mesfushor” ka thënë Lampard në një intervistë së fundmi, kur u pyet për Kanten.

Kante, aktualisht është 29 vjeçar dhe ka ende shumë për t’i ofruar futbollit.

/Sinjali Sportiv/