image Cancelo hero, i shpëtoi jetën fëmijës autik gjatë festimeve të titullit në Manchester

Futboll

Cancelo hero, i shpëtoi jetën fëmijës autik gjatë festimeve të titullit në Manchester

news image

Pushtimi i fushës së stadiumit të Manchester City në fund të kampionatit kur skuadra e Pep Guardiolës fitoi titullin e tetë, rrzikoi jetën e njerezve të pafuqishëqm dhe të pambrojtur.

Furia e tifozëve të cilët kaluan barrierat ishte aq e rrezikshme sa mund të ishte transformuar në një tragjedi që në këtë rast e evitoi mbrojtësi i skuadrës Cancelo.

Mamaja e një tifozi të vogël me sindromën e autizmit, rrëfen se lojtari e kuptoi rrezikun që po i kanosej djalit të saj që mund të rrezikohej në tokë dhe të shtypej nga turma prandaj ai nxitoi për ta mbrojtur dhe ia doli mbanë duke u bërë heroi i vërtetë i pasdites në festën e titullit. Historinë e rrëfen Lauren Gordon, mamaja e vogëlushit Ollie.

“Fëmija nuk është i vetëdijshëm për rrezikun që mund t’i kanoset në të tilla raste. Pasi tifozët hynë në fushë edhe ai nisi të vraponte. Ishte i terrorizuar por pa Cancelon dhe vrapoi drejt tij. Joao e tërhoqi drejt vetes dhe e puthi në ballë dhe e përqafoi për ta mbrojtur siç bën një ari me fëmijën e tij. Njerëzit vazhdonin ta shtynin por ai e mbrojti”.

Në rrëfimin për Manchester Evening, Lauren shton:

“Djali ishte i terrorizuar dhe nëse nuk do të ishte për lojtarin atë do ta kishin shtypur. Edhe ai vetë më tha: mund të kisha vdekur. Cancelo nuk ka asnjë lidhje me djalin dhe nuk mendoi aspak për festën por për të. Nuk gjej fjalë për ta falënderuar”.

/GazetaSinjaliSport/