image Canak: Vuçiq praktikisht e njohu Kosovën, pranimi i targave RKS çështje kohe

Rajon

Canak: Vuçiq praktikisht e njohu Kosovën, pranimi i targave RKS çështje kohe

news image

Kreu i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Canak, ka thënë sot se duke pranuar dokumentet e identifikimit, Serbia praktikisht e ka njohur Republikën e Kosovës dhe sovranitetin e Kosovës.

Ai ka thënë se vendimi i presidentit serb, Aleksander Vuciq për të pranuar dokumentet e Kosovës ka qenë një “lëvizje korrekte e detyruar”, shkruan Danas.

Canak ka thënë për agjencinë Beta se ka kohë që është e qartë, që nga viti 1999, se lidershipi i  Serbisë do të bëjë gjithçka përveçse “të pranojë se e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

I pyetur nga Beta nëse presidenti serb Vuçiq do t’i njohë edhe targat RKS, Canak tha se nuk ka dallim në mes të njohjes së letërnjoftimeve dhe targave dhe se është logjike që Serbia t’i njohë edhe targat RKS.

“Meqenëse rubikoni është kapërcyer, është vetëm çështje kohe para se të njihen edhe targat RKS”, ka thënë politikani liberal serb.

Ai tutje ka shtuar se pret që targat “KM” të mos ndalohen, gjë që thotë se do ta dëmtojë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Canak thotë se njëjtë është dëmtuar edhe Vuciq me pranimin e letërnjoftimeve të Kosovës.

/GazetaSinjali/