Kreu i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodës, Nenad Çanak, është ndër personat e parë që ka arritur sot në Potoçari të Bosnjës, ku do të bëhet varrosja e 19 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
Ai tha se në këtë datë duhet të mendojmë se ku të çon çmenduria njerëzore.
“11 korriku është data që çdo person duhet ta ketë në mendje dhe t’ia kushtojë atë datë të menduarit se ku të çon çmenduria njerëzore”, tha Çanak.
Ai shtoi në këtë ditë njerëzit duhet të mendojnë se ku të çon ajo kur njerëzit që marrin përgjegjësi publike harrojnë pse janë atje.
Bosnja e Hercegovina sot shënon 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër, e cila është konfirmuar si gjenocid, është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara./Gazeta Sinjali/