image Cameron Diaz flet për rikthimin në aktrim: Kurrë mos thuaj kurrë

Bota e Yjeve

Cameron Diaz flet për rikthimin në aktrim: Kurrë mos thuaj kurrë

news image

Cameron Diaz u largua nga qendra e vëmendjes pas rolit të saj të fundit në vitin 2014, por ajo nuk ka përjashtuar një rikthim.

Aktorja, 48 vjeçare, për herë të fundit luajti në filmin “Annie” përkrah Jamie Foxx dhe Rose Byrne.

Fokusi kryesor i Diaz ishte martesa e saj me Benji Madden dhe amësia.

Në vitin 2019 ajo është bërë nënë e vajzës Raddix, të cilën e përshkroi si ‘momenti më i lumtur i jetës së saj’.

Duke folur haptazi në një intervistë të fundit me Naomi Campbell, aktorja e “Charlie’s Angels” tha ‘kurrë mos i thuaj kurrë’ kthimit në aktrim.

“Do të kthehem dhe njerëzit do të jenë si: “Ka një aktore të re njëherësh më të vjetër në skenë”, bëri shaka Diaz në “No Filter” të Campbell në kanalin YouTube.

Ylli i “The Mask” shtoi: “Kurrë nuk duhet të thuash kurrë”.

Diaz është e njohur për paraqitjet e saj në filmat: “My Best Friend’s Wedding”, “There’s Something About Mary” dhe “Vanilla Sky”, etj. /Gazeta Sinjali/