image Camaj: Vuçiç do vetëm destabilizimin e Malit të Zi

Rajon

Camaj: Vuçiç do vetëm destabilizimin e Malit të Zi

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Mal të Zi, Nikollë Camaj thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dëshiron destabilizimin e Malit të Zi.

Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Camaj u shpreh se Ballkani i Hapur favorizon Serbinë dhe jo ekonomitë e vendeve të vogla në rajon.

“Kemi të bëjmë me njerëz që nuk njohin partneritet, por lualitet. Ata e kanë shumë të vështirë të pranojnë partneritet edhe me Malin e Zi. Por lufta e tyre shekullore për të dalë në det, përmes mjeteve të tjera, përmes simpatisë që ndien dikush për Ballkanin e Hapur, nga i cili vendet e vogla nuk mund të kenë benefit.- Advertisement –

Shpesh këtu manipulohet me interesin që kanë individët për treg të hapur. Tregu i hapur do jetë në Evropë edhe më i hapur, këtu është fjala për një mbyllje brenda Ballkanit, qarkullim të individëve. por mbytje të ekonomive të vogla, ekonomive të vogla dhe identitetit të vendeve të vogla”, theksoi ai.

/GazetaSinjali/