image Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre serbëve të arrestuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë

Siguri

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre serbëve të arrestuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë

news image

Foto ilustruese


Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar persona të nacionalitetit serb, nën dyshimin për kryerje të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Të dyshuarit që janë prangosur janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është vendosur edhe masa e paraburgimit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, të dyshuarit janë Dragan Milovic, Lije Elezovic dhe Zoran Kostic dyshohen se kanë kryer veprat e sanksionuara sipas Federatës Jugosllave, e cila ishte në fuqi në kohën e kryerjes së këtyre krimeve dhe sipas Kodit tonë Penal aktual.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ndaj Milovic, Elezovic dhe Kostic është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Prokuroria Speciale njofton se tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët  të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë..”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

/GazetaSinjali/