image Caktohet masa e paraburgimit kundër ekzaminerit që u arrestua në Njësinë e Patentë Shoferëve

Drejtësi

Caktohet masa e paraburgimit kundër ekzaminerit që u arrestua në Njësinë e Patentë Shoferëve

news image

Njësitet për hetimin e korrupsionit në kuadër të krimeve ekonomike kanë zhvilluar dy ditë më parë një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se nga ky aksion i arrestuar mbeti Ekrem Latifi.

Ndaj të njëjtit sot është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh, mëson Gazeta Sinjali.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/