image Caktohet gjyqtari i Superkupës evropiane

Futboll

Caktohet gjyqtari i Superkupës evropiane

news image

UEFA të premten e ka caktuar gjyqtarin kryesor që do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen finale të Superkupës së Evropës mes Real Madridit dhe Atalantas.

Zvicerani Sandro Scharer do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes.

Ndihmësit e Scharerit do të jenë Fedayi San dhe Christian Dingert. Në VAR do të jetë Bastian Dankert.

Scharer është gjyqtar i FIFA-s që nga viti 2015. 36-vjeçari ka ndarë drejtësi edhe në dy ndeshje në fazën grupore të “Euro 2024”.

Scharer ka qenë gjyqtar në 11 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe 18 ndeshje në Ligën e Evropës. Në elitën e futbollit zviceran, ka ndarë drejtësi në 160 ndeshje.

Ndeshja finale mes Real Madridit dhe Atalantës do të zhvillohet më 14 gusht në Poloni.

/GazetaSinjali/