Gjykata Speciale ka bërë të ditur se janë caktuar datat paraprake për mbajtjen e seancave gjyqësore në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, e cila lidhet me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, seancat janë planifikuar të mbahen më 17, 18 dhe 19 gusht 2026. Megjithatë, këto data konsiderohen paraprake dhe mund të ndryshojnë në varësi të zhvillimeve të mëtejshme procedurale.
Në këtë rast gjyqësor përfshihen Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët përballen me akuza për vepra penale që lidhen me administrimin e drejtësisë.
Pas konfirmimit të aktakuzës, të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Gjykata Speciale ka bërë të ditur se do të japë njoftime të tjera në lidhje me zhvillimin e procesit gjyqësor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!