Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj sërish ka bërë thirrje që të mbështetet lista e Luginës së Bashkuar, duke shtuar se pjesëmarrja në këto zgjedhjet e kësaj liste të cilat do të mbahen nesër është e një rëndësie të patjetërsueshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai tha që kjo listë gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, ndërsa ka theksuar se kjo duhet të jetë pikëfillimi i një ndërmarrje të përbashkët për Luginën!
“Kjo listë gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës: kjo duhet të jetë pikëfillimi i një ndërmarrje të përbashkët për Luginën! Forca vëllezër – bashkimi bën fuqinë”, ka shkruar Cakaj në rrjetin social Facebook./Gazeta Sinjali/
Postimi i plotë:
Edhe njëherë:
Pjesëmarrja e lartë e mbështetja masive në zgjedhjet për listën e Luginës së Bashkuar është e një rëndësie të patjetërsueshme!
PO, PO: ekzistojnë edhe mendime ndryshe edhe shumë parti politike, por duhet të ketë vetëm një faktor politik në Luginën e Preshevës!
Kjo listë gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës: kjo duhet të jetë pikëfillimi i një ndërmarrje të përbashkët për Luginën!
Forca vëllezër – bashkimi bën fuqinë