Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se pas lajmit se veterani i UÇK-së është ndaluar nga Policia në Shqipëri, ka kontaktuar me homologun shqiptar, Gent Cakaj. Siç njofton ajo, Cakaj i ka sqaruar se Kastrati është ndaluar për verifikim dhe është liruar para 2 orësh, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, ministrja është shprehur se kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës.
“Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla./Gazeta Sinjali/