image Caka - Nimani në forumin e Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit: Mungesa e një kontrolli kushtetues sjellë pasoja gjithëpërfshirëse

Kosovë

Caka – Nimani në forumin e Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit: Mungesa e një kontrolli kushtetues sjellë pasoja gjithëpërfshirëse

news image

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka organizuar Takimin e Dytë Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, ku pjesë e saj ishte presidentja Vjosa Osmani, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, Gresa Caka – Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese si dhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik Berisha, raporton Sinjali.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Caka- Nimani ka falënderuar Gjykata Kushtetues të Ballkani për përkrahjen e vazhdueshme që po e japin që Kosova që vitin e ardhshëm të bëhet anëtare e barabartë e Asociacionit frankofon të Gjykatave Kushtetuese dhe Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese.

Ajo ka thënë se është qenësore që të ketë bashkëpunim ndërmjet gjykatave në mënyrë që t’i përballojnë sfidat me të cilat po përballet rajoni.

Sipas saj, se pasojat që mund të pësojnë demokracitë në mungesë të një kontrolli kushtetues janë tejet gjithëpërfshirëse.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës vitin që vjen të bëhet anëtare e barabartë e asociacionit frankofon të Gjykatave Kushtetues dhe Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese, kjo është esencial edhe për Gjykatën tonë, por edhe për vete misionet e të lartcekura sepse sot kur vlerat themelore të demokracisë mund të jenë nënshtruar, ndër tjerat si pasoj e polarizimeve të sanksioneve e politike e ideologjike, trendëve në rritje të lëvizjeve populiste e pabarazisë së shtuar ekonomik dhe rreziqeve pasuese për të drejta dhe lirit themelore, solidariteti dhe bashkëpunim i shtuar i Gjykatave Kushtetues është më i rëndësishëm se kurrë. Pasojat që mund të pësojnë demokracitë në mungesë të një kontrolli kushtetues janë tejet gjithëpërfshirëse”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/