image Çaji me farat e finokut – arsyet pse duhet ta provoni menjëherë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

68.351

Të shëruar

59.438

Të vdekur

1.592

Çaji me farat e finokut – arsyet pse duhet ta provoni menjëherë

news image

Finoku ka një shije unike dhe e gjithë bima, nga rrënja tek lulet , mund të përdoret në gatim. Farat zakonisht thahen për t’u përdorur si erëza ose për t’u bërë çaj.

Çaji i finokut është një pije e cila preferohet të konsumohet pas darkës, sepse mund të ndihmojë me tretjen. Por gjithashtu mund t’ju ndihmojë për të humbur peshë dhe në përmirësimin e prodhimit të qumështit të gjirit.

AgroWeb.org ju jep disa nga arsyet se pse duhet ta provoni këtë çaj dhe pse jo ta bëni pjesë të regjimit tuaj ushqimor.

Ndihmon në ushqyerjen me gji

Ky çaj mund të jetë një shtesë e dobishme për prindërit dhe foshnjat e uritura.

Ai përmban një fitoestrogjen të quajtur anetol, i cili mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit të qumështit të gjirit dhe të rezultojë në rritje të peshës tek foshnjat.

Ndihmon për të humbur peshë

Një studim i vitit 2015, zbuloi se njerëzit që konsumonin çaj me finok para vaktit, raportuan se kishin më pak uri, konsumonin më pak ushqim dhe ndiheshin më të ngopur sesa ata që nuk e përdornin këtë lloj çaji.

Pra, konsumimi i këtij çaji mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur larg urinë dhe si pasojë mund të reduktojë peshën.

Ndihmon me tretjen

Çaji me këto fara përdoret rregullisht për të ndihmuar me tretjen e ushqimit.

Ka edhe disa prova që çaji me finok me të vërtetë që mund t’ju ndihmojë në rast se vuani nga kapsllëku, veçanërisht në situata të vështira si pas operacionit.

Ka efekt qetësues tek foshnjat

Çaji me farat e finokut mund të ndihmojë për të qetësuar foshnjat nga dhimbja e barkut.

Shkaku i saktë i dhimbjeve të barkut nuk dihet, por mund të jetë për shkak të problemeve të vogla dhe përbërësit aktivë te finoku mund të ndihmojnë për t’i qetësuar foshnjat.

Por bisedoni me pediatrin e foshnjës tuaj para se të filloni të shtoni këtë çaj në shishet e tyre. Foshnjat kanë stomak jashtëzakonisht të ndjeshëm, të paktën në muajt e parë.

Si ta përgatisni çajin me farat e finokut

Ju mund të blini çaj me finok në dyqan, në formën e qeseve të çajit ose pluhurit, por mund ta përgatisni edhe nga farat e finokut.

Nëse jeni duke përdorur farat e finokut, do të duhet t’i shtypni ato para se të bëni çaj, në mënyrë që farat të çlirojnë vetitë e tyre shëruese.

Për të përgatitur këtë çaj, mjafton të shtoni një lugë gjelle me farat e shtypura të finokut në një enë me ujë të valuar dhe t’i lini për disa minuta para se ta konsumoni./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: