image ”Ça m’thu Vetëvendosja?”, Rama flet për kaosin ku i krahasohen partitë opozitare me të dikurshmen e Kosovës

Shqipëri

”Ça m’thu Vetëvendosja?”, Rama flet për kaosin ku i krahasohen partitë opozitare me të dikurshmen e Kosovës

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur se duan që në Bashkimin Evropian të integrohen bashkë me Kosovën.

E gjitha kur atij iu përmend Vetëvendosje, si model i dikurshëm në Kosovë, me kaosin e krijuar në Parlamentin e Shqipërisë tani.

”Nuk jam i qetë fare”, përgjigjej Rama, kur u pyet për krerët opozitarë shqiptarë që sipas tij kanë secili probleme me drejtësinë sepse dëmtuan Parlamentin e Shqipërisë.

”Nëse ti më gjen një parlament të vendit evropian ku deputetët mund të djegin karriget e parlamentit dhe askush të mos marrin masa, ma ço atë shembull”.

Në atë moment pasoi një shembull ku përmendet Vetëvendosja në Kosovë.

”Ne duam ta marrim Kosovën me vete në Bashkimin Evropian”.

”Ne nuk duam të integrohemi bashkë me Kosovën të izoluar nga Shtetet e Bashkuara”.

”Ça m’thu Vetëvendosja? – këto janë standarde minimale dhe të relativizohet çdo gjë”.

/GazetaSinjali/