image Qeveria e Maqedonisë së Veriut pjesë e Samitit për Ballkanin Perëndimor në Prishtinë, flasin për ekonomi

Politikë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pjesë e Samitit për Ballkanin Perëndimor në Prishtinë, flasin për ekonomi

news image

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Iinvestime, Fatmir Bytyqi, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshin dhe ministrin e Shoqërisë Informatike, Admirim Alitin, do të marrin pjesë sot në konferencën “Ekonomist” në Prishtinë – “Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor 2022, ndërtimi i urave për paqe, përparim dhe solidaritet”.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, konferencën do ta hapë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në panelin e diskutimit do të marrë pjesë zëvendëskryeministri Bytyqi, me temë ” Rritja dhe Zhvillimi i Ballkanit Perëndimor”, do të fillojë në orën 12:00.

Sesioni në të cilin fjalim do të mbajë ministri Bekteshi, i titulluar “Hapja e rrugës drejt tranzicionit të gjelbër”, do të fillojë në orën 15.50, ndërsa sesioni i Alitit, kushtuar inovacionit teknologjik në Ballkanin Perëndimor, është caktuar për në orën 17.50.

Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut që do të marrë pjesë në konferencë është edhe zëvendësministri i Financave, Filip Nikollovski, i cili do të mbajë fjalim në panelin me temë “Investimi në Ballkanin Perëndimor për model të rritjes së qëndrueshme”.

Përveç disa përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, mes të cilëve edhe zëvendëskryeministrat Besnik Bytyqi – përgjegjës për Integrime Evropiane dhe Donika Gërvalla, njëherësh shefe e diplomacisë së Kosovës, në konferencë do të marrin pjesë mbi njëzet ekspertë vendas dhe të huaj dhe drejtues të organizatave dhe institucioneve në fushën e sigurisë, ekonomisë, financave, teknologjisë, mjedisit të jetesës etj., si dhe përfaqësues të korit diplomatik, mes të cilëve edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Suniog.

/GazetaSinjali/