Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Gjilanit, transmeton Sinjali Sport.
Rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit kanë bërë që ai ta marr këtë vendim.
Konfirmimi i largimit të tij nga klubi pritet të bëhet zyrtare nga klubi në orët në vijim, shkruan Olle.
Nën drejtimin e tij Gjilani kishte rezultate shumë të dobëta, duke u eliminuar nga Kupa e Kosovës dhe duke mos pasur më gjasa për titull dhe Evropë.
Së fundmi Gjilani humbi 2-0 nga Drita në derbi. /Gazeta Sinjali Sporti/