image Buzhala: Nezir Kraki më ndiqte në Paris për një foto, më kishte idol / Kështu ia kthen ai

Kosovë

Buzhala: Nezir Kraki më ndiqte në Paris për një foto, më kishte idol / Kështu ia kthen ai

news image

Rastet kur figurat publike thumbojnë njëri-tjetrin përmes statuseve në rrjete sociale janë të shumta edhe në Kosovë. Së fundmi, gazetari Berat Buzhala ka nisur një debat me profesorin, Nezir Kraki, raporton Gazeta Sinjali.

Buzhala ka thënë se profesori universitar, Nezir Kraki e ka ndjekur në Paris për të bërë një foto me të, gjithashtu ai pretendon se Kraki e kishte idoll në atë kohë.

Përmes një statusi në Facebook, gazetari Buzhala ka shkruar se në vitin 2016, Kraki i kishte kërkuar ta shkrepin një imazh së bashku.

Ndërkohë, profesori universitar në Paris, Nezir Kraki i është kundërpërgjigjur deklaratës së Berat Buzhalës. Përveç se e quan të pavërtetë atë që ka thënë Buzhala e quan gënjeshtar dhe të pafytyrë.

Postimi i plotë i Buzhalës:

Kurrgjo nuk është definitive nëse nuk ka folë edhe Nezir Kraki prej Parisit.

Kam dëshmitarë, s’po du me jua përmend emrat, në vitin 2016 m’ka pas lype me qiri e me pishë nëpër Paris veç me e bo një foto me mu ????. Në kafe Rostand m’ka pas gjete.

Jam kanë me Lleon e Shpendin me këqyr Shqipninë në kampionat Evropian.

Tash qenushi e shanë idollin e vete ????✌️.

Postimi i plotë i Krakit:

“Rrenc njëherë, rrenc përherë Ose i pafytyrë njëherë, i pafytyrë përherë”, fillon statusin Kraki.

Berati paska thonë sonte që e kam lyp me bo foto me to n’Paris. Merreni me mend, edhe për një gjë kaq bazike e kaq lehte të verifikueshme ky idiot rren se tash qe krejt rrenat me grenellat e me batonat i kane shku huq, kqyr me shpik « rrena humoristike » me te cilat keshin redaksia e vet. Dmth ka arrit në pikën ku edhe jetën e ka FAKE NEWS jo veç lajmet budalla. O Berat, o hajvan unë me Shpend Limonin kam shkru kur e kam pa që është n’Paris në 2016, se kam pasë dhe kam respekt për to. Qe prova qysh t’kam lyp dhe bile erdha me shumë vonesë (nga ngutia me t’pa sigurisht) dhe foto as që m’ka shku menja me bo. Bile ju keni nejt edhe të nesërmen n’Paris e unë prapë mbeta pa e bo foton me ty bali zanave.

Ti në vend që me mu falënderu për sqarimet rreth Café Rostand e rreth Kadaresë se kishe ardhë si hut aty pa ia pasë idenë, qohesh e rren pa nevojë bre myrtyqyp. Kështu që mos u lodh kot me i shit parisienit fore të lodhta të Çabiqit se po dokesh hala ma qesharak se kur shkrujshe për UÇK-në edhe pse krejt Kosova e kishte të qarte që je prodhim i një bashkëpunëtori t’Serbisë. P.s. Shpend të kërkoj falje që e nxora bisedën këtu po as ti s’ke pasë fat me sa zagarin t’ka ra me punu.

/GazetaSinjali/