image Buxheti 2023 diskutohet me dyer të mbyllura

Politikë

Buxheti 2023 diskutohet me dyer të mbyllura

news image

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është mbledhur edhe njëherë sot, porse këtë radhë pa praninë e mediave.

Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha bëri të ditur se zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes kanë kërkuar që diskutimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2023 të mos jetë i hapur për media.

“Sot jeni të ftuar të paraqitni në mënyrë përmbajtësore komentet lidhur me buxhetin për FSK-në. Tani është koha për zyrtarët nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga FSK-ja. I kisha lutur mediat që ky takim të mbahet i mbyllur”, ka thënë kryetari i Kosmionit, Bekë Berisha.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes sot në një mbledhje tjetër ka shqyrtuar Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizim policor, dhe i njëjti është proceduar për në Kuvend.

/GazetaSinjali/