Historia e vajzës së vogël, Glorias, e cila prej një dekade lufton me sëmundjen e saj, e kishte marrë vëmendjen pasi ajo u shfaq në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Në këtë emision asaj iu bë një surprizë e bukur, kur këngëtari i saj i preferuar, njëri ndër artistët më të mirë të estradës shqiptare, Butrint Imeri e ftoi Glorian të jetë pjesë e koncertit të tij të parë, pas pandemisë. E premtimin Butrinti e mbajti, gjë që Glorian e gëzoi shumë.
Në koncertin që mbajti këngëtari sonte në Durrës, në mesin e shumë fansave, ishte edhe Gloria, e cila ishte e ftuara speciale e Butrintit.
Imeri ka publikuar disa video në rrjetin social “Instagram” ku shfaqet duke biseduar me Glorian, e cila thotë se është kënaqur shumë në koncertin e tij.
Pas koncertit, ata kaluan kohë së bashku, e ku Butrinti përveç që e mbajti premtimin, i dhuroi shoqes së tij të vogël edhe disa dhurata.
Butrinti në emisionin e Arbana Osmanit i pati thënë Glorias se “unë jam tepër i prekur nga historia jote dhe dua të të them që për ty kam vetëm respekt. Dua që unë të marr këshilla nga ty, por sot kam ardhur të të them që dua të jem një vëlla i madh për ty e të kujdesem për ty.”
Vajza vuan prej tumorit në kokë që e ka privuar të jetojë fëmijërinë, adoleshencën, tashmë edhe rininë ashtu si gjithë moshatarët e saj.