Këngëtari Butrint Imeri ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij, duke i kushtuar një mesazh tejet emocional në rrjetet sociale.
Në dedikimin e tij, ai shpreh mirënjohjen për dashurinë, mirësinë dhe kujtimet që kanë ndarë së bashku, duke theksuar se ajo do të mbetet përgjithmonë pjesë e zemrës dhe shpirtit të familjes.
“Gjyshja jem, ti m’ke msu se çka o dashnia e pastër edhe mirësia… Do të më mungosh për jetë”, shkruan mes tjerash Butrinti në mesazhin prekës, duke i uruar prehje të qetë dhe mëshirë hyjnore.
Postimi i tij është shoqëruar me reagime të shumta ngushëllimi nga fansat dhe miqtë, të cilët kanë shprehur mbështetjen për artistin dhe familjen e tij në këtë periudhë të vështirë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!