image Butrint Imeri sonte e përmbyll sezonin veror me pjesëmarrjen në 'Duplex' - Prishtinë

Bota e Yjeve

Butrint Imeri sonte e përmbyll sezonin veror me pjesëmarrjen në ‘Duplex’ – Prishtinë

news image

Këngëtari, Butrint Imeri pas një vere të angazhuar me performanca në mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit, gjithashtu edhe me realizimin e projekteve, ka bërë të ditur se sonte përfundon sezonin veror, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram, Butrint Imeri thotë se do e përmbyll me një performancë të jashtëzakonshme në ‘Duplex’.

“Sonte e përmbyllim sezonin veror në Duplex, Prishtinë.. Mos mungoni”, ka shkruar artisti në përshkrimin e postimit.

Ndryshe, Butrint Imeri gjatë kësaj vere, ka qenë një nga artistët e estradës më të kërkuar në mbrëmje muzikore.

Krahas performancave solo, ai ka performuar edhe me këngëtarë tjerë me të cilët ka edhe bashkëpunime.

View this post on Instagram

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official)

/GazetaSinjali/