Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka rikthyer vëmendjen e madhe në rrjetet sociale me një iniciativë të pazakontë mes fansave të tij, lidhur me albumin e ri “I Pari”.
Sipas një video-mesazhi në TikTok, artisti ka lansuar një sfidë ku pjesëmarrësit mund të fitojnë 100 mijë euro, duke krijuar video me këngët nga albumi i ri.
Në sfidë kërkohet përdorimi i hashtagut #Ipari dhe ndjekja e profilit të tij në platformë.
Fituesi do të shpallet më 3 korrik, ndërsa videot më kreative thuhet se mund “ta ndryshojnë verën – madje edhe jetën” e pjesëmarrësve.
Kjo nismë vjen në një moment kur Butrint Imeri ka rikthyer fuqishëm aktivitetin e tij muzikor me këngën “Sytë e mi”, pjesë e albumit “I Pari”, i cili pritet të publikohet zyrtarisht më 10 qershor 2026.
Kënga e re është pritur me interes të madh nga fansat, të cilët e kanë cilësuar si një baladë emocionale me temë dashurie dhe nostalgjie, ndërsa albumi i ri po shihet si një nga projektet më të rëndësishme të karrierës së tij.
@imbutrint "i Pari" me 100K! Lets gooooo!!!! Rregullat n'koment. #ipari ♬ original sound – BUTRINT IMERI
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!